Kurti: S’e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, kërkesë absurde

Aktuale

Kurti: S’e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, kërkesë absurde

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, e ka konsideruar absurde kërkesën që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, teksa mungesën e përkrahjes “nga shtetet demokratike” e ka quajtur për keqardhje.

“Kosova po përparon nga vit ne vit ne indeksin e demokracisë, lirive të njeriut… të vlerësuar nga institucione të pavarura ndërkombëtare. Kemi një sistem ligjor të avancuar për komunitete. Pas tërë këtij rrugëtimi në këto javët e fundit u përballëm me një kushte të ri që nuk ka të bëjë më standarde e anëtarësimit. Ne dëgjuam se ka kryeqytet se tash po e kushtëzojnë finalizimin me dërgimin e dokumentit në Kushtetuese”.

“Qeveria e Kosovë nuk mund të dërgoj një draft të pa pranuar, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe do të mbete absurde. Tri herë gjatë procesit është tentuar që kjo çështje të bëhet pjesë e votimit. Pengesat për anëtarësim në atë organizatë i mendonim nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovës, por asnjë herë shtete që janë krahë nesh. Qeveri nuk e pranon kushtëzimin për anëtarësim në KiE me asociacioni”, ka thënë Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat