Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

Aktuale

Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:00
Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës që u mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Hovenier ka thënë se mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin e përbashkët për “një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat