Musliu-Shoshi: VV-ja ka për qëllim zhbërjen e Kosovës

Aktuale

Musliu-Shoshi: VV-ja ka për qëllim zhbërjen e Kosovës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:08
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Arian Musiliu – Shoshi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk “besojnë” në Kosovë si shtet, fuqiplotë e të përhershëm.

Ajo ka thënë se qëllimi i VV-së është “zhbërja e Kosovës”.

“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm!  Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës.  Kaq, nuk pres më shumë”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Kjo kritikë ndaj VV-së erdhi pasi kryeministri, Albin Kurti, tha se “menduam se shtetet që na përkrahin do të bëheshin pengesë” për anëtarësim në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat