Kastrati: Kurti është fajtor për kushtet shtesë rreth anëtarësimit në KiE

Aktuale

Kastrati: Kurti është fajtor për kushtet shtesë rreth anëtarësimit në KiE

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:51
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, është “fajtori” për kushtet shtesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Të paktën kështu është sipas deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit.

Sipas tij, Kurti është “prodhues të krizave artificiale”, ndërsa e fajëson edhe për gjendjen ekonomike e korrupsionin në vend.

“Mendoj që Kosova është stërngarku me punën e Asociacionit me kushte për Këshillin e Evropës mirëpo faji për mos pranimin në KiE është i Albin Kurti sepse Albin Kurti ka prodhu kriza artificiale katër vite të mandatit të vet për me ik gjendjes reale në terren që është varfëria korrupsioni dhe degradimi ekonomik asnjë projekt të vetëm në një, dhe nën 2 me bo njëfarë ekspozimi ndërkombëtar se ky ka kogja dëshirë me u ekspozu pak nëpërmjet mediave ndërkombëtarë mu bë kinse njëfarë aktori”, ka thënë Kastrati, në një prononcim.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar se për fajin e Kurtit, Kosova po e humb shansin për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

“Fatkeqësisht në emër të krejt kësaj lojë dhe tash së fundi këtë refuzim që beri draftin për me dërgu në Kushtetuese i bie që faji është te qeveria Kosovës jo për shkak të refuzimit të draftit si proces po për shkak të mënyrës se si është sjell Albin Kurti me partneret tanë strategjikë ndërkombëtar. Është dëm tepër i madh i jashtëzakonshëm humbja e këtij rasti për KiE dhe kjo i faturohet vetëm Albin Kurtit”, ka shtuar Kastrati.

Gjatë ditës Kurti, teksa e ka konfirmuar se dërgimi i draftstatutit të Asociacionit lidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të QUINT-it, si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një nonpaper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente, të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh, ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat