Bashkëshortja i del në krah Durmishit pas intervistimit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij

Aktuale

Bashkëshortja i del në krah Durmishit pas intervistimit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:54
Mirjeta Durmishi, dhe Hysen Durmishi

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”.

“Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë.

Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurr. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër.

Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun. 🇦🇱👏🏻💪🏻”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat