Akuzoi Thaҫin e Veselin për vrasjen e Komandant Drinit, ish deputetja e VV-së: Po i vije fundi dorasve

Aktuale

Akuzoi Thaҫin e Veselin për vrasjen e Komandant Drinit, ish deputetja e VV-së: Po i vije fundi dorasve

Nga: H.O. Më: 8 maj 2024 Në ora: 20:13
Komandant Drini

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në përvjetorin e Komandat Drinit, Ekrem Rexhës, shkruan se ‘po i vije fundi dorasve’.

Ajo ka publikuar një foto të komandant Drinit në Facebook.

“Komandant pusho i qetë! Po i vije fundi dorasve...”, shkruan ish deputetja.

Gjatë vitit 2017, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandant Drini.

Millaku pati deklaruar se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.

“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, kishte thënë Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat