Hoxhaj: Sulmi i Rusisë është i thjeshtë, jo hibrid

Aktuale

Hoxhaj: Sulmi i Rusisë është i thjeshtë, jo hibrid

Më: 8 maj 2024 Në ora: 20:19
Mentor Hoxhaj

Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe zyrtare.

“Nuk kemi të bëjmë me sulm hibrid , kemi të bëjmë me një sulm në faqe. Sulmet hibride, në esencë janë sulme të kombinuara dhe jo konvencionale, në kuptimin e asaj që ki luftime sulme të ndryshme si me kuptimin e sulmeve të drejtpërdrejtë. Në website kemi të bëjmë me propagandën, me dezinformacionin me fake news në këtë rast nuk kemi të bëjë me një sulm hibrid. Kemi të bëjmë me sulm të thjeshtë në dy faqe zyrtare, në faqen e kryeministrit dhe në faqen e zyrës së presidencës”.

Ai e ka shpjeguar në detaje se me çfarë sulmi kemi të bëjmë.

“Në bazë të asaj që kem info, kemi të bëjmë me një sulm të izoluar të personave dhe jo me ndonjë sulm shumë të komplikuar. Po të kishim një sulm të tillë nuk do të kishim një prononcim, sepse sulmet e tilla synojnë të dhënat dhe jo qasje në website”, vlerëson Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se ka mungesë të informacioneve bazike të sulmit nga Rusia për Kosovën.

“Mungojnë informacionet bazike si kur ka filluar sulmi, kur është arritur që të ketë qasje në Websiten në të cilën janë deklaruar se ka pasur sulme. Nuk ka informacione lidhur me natyrën e këtij sulmi. Nuk kemi pra asnjë informacion se si kanë arritur hakerët të kenë qasje dhe të postojnë foto, në këtë drejtim a kemi humbje të kredencialeve të ndonjërit prej adminëve”, thotë ai.

Njoftimi i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për sulmin hibrid:

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat