Bekim Haxhiu: Ky është Albin Kurti - përçarësi i shqiptarëve, pse po i faktorizon serbo-maqedonët

Aktuale

Bekim Haxhiu: Ky është Albin Kurti - përçarësi i shqiptarëve, pse po i faktorizon serbo-maqedonët

Më: 9 maj 2024 Në ora: 10:46
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para.

Sipas tij, fajin kryesor e ka kryeministri Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “përçarës i shqiptarëve”.

Reagimi i plotë:

Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve.

Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s.

Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni.

Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat