Basha: Evropa e përkushtuar ta mbajë Kosovën jashtë saj

Aktuale

Basha: Evropa e përkushtuar ta mbajë Kosovën jashtë saj

Më: 9 maj 2024 Në ora: 10:52
Dimal Basha n

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në ditën e Evropës ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se për dallim nga Kosova, Evropa është e përkushtuar që ta mbajë vendin tonë jashtë kësaj familje.

Tutje ai, thotë se kjo ndodh pasi Kosova nuk po i bënë favore Serbisë.

Postimi i plotë:

Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane!

N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbajë jashtë kësaj familje!

Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit!

Urime Dita e Evropës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat