Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras

Aktuale

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:41
Prinderit

Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.

Ky i fundit me shtetësi zvicerane, është arrestuar nga autoritetet vendore si i dyshuar për rastin.

Prindërit e argjentinases së vrarë ishin të enjten në studion e emisionit Kosova Today.

Facundo Urdgangaray dhe Magdalena Delmonte, nuk mundën të përmbanin lotët pasi u pyetën në lidhje me vajzën e tyre.

Nëna e saj, Magdalena Delmonte tregoi arsyen që pse kanë ardhur në Kosovë.

“Kërkojmë drejtësi, ne udhëtuam në Kosovë për të kontraktuar një avokat Besim Shala, që është personi që do të na përfaqësojë duke filluar tash, dhe do të jetë ai që do të na informojë, është e vështirë për shkak të distancës shpenzimet janë të larta”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat