Vjosa Osmani uroi presidenten e re të Maqedonisë, ajo i replikon - ja fjalët e saj

Aktuale

Vjosa Osmani uroi presidenten e re të Maqedonisë, ajo i replikon - ja fjalët e saj

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:18
Gordana Silanovska-Davkova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Kjo e fundit i ka replikuar Osmanit duke thënë se e ka gëzuar urimi i presidentes së Kosovës dhe siç tha ajo është e lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike.

Tutje, ajo ka thënë se uron që të vazhdojnë bashkëpunimin për t’i forcuar marrëdhëniet.

“E nderuar Osmani më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, … për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie “femërore””, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat