Bien shërbimet e telefonisë Vala, deklarohet Telekomi i Kosovës

Aktuale

Bien shërbimet e telefonisë Vala, deklarohet Telekomi i Kosovës

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:45
Telekomi i Kosovës

Shërbimet e telefonisë mobile të Valës kanë rënë sot gjatë ditës.

Në një njoftim për media, Telekomi i Kosovës tha sot se problemet janë shfaqur si pasojë e migrimit të platformave të reja dhe shkaku i implementimit të kodit shtetëror mobil, i cili ka filluar të mërkurën.

“Telekomi i Kosovës mbrëmë ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit”, tha Telekomi në njoftim.

“Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar”, tha Telekomi.

Telekomi i luti konsumatorët për “pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tanë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale ndoshta nuk do të mund t’u përgjigjen menjëherë, siç ndodh zakonisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat