Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plagos në Zllakuqan - ja si është gjendja e tij

Aktuale

Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plagos në Zllakuqan - ja si është gjendja e tij

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtëpi që po vidhej.

Lidhur me gjendjen e tij detaje kanë dhënë nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, njoftoi se gjendja e tij është stabile.

Derisa theksoi se tashmë është liruar në shtëpi.

Pacienti për të cilin jeni interesuar ka ardhë në ndërrimin e kaluar dmth gjatë natës, është trajtuar ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK”, tha ai.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla kërkoi që sa më shpejtë kriminelët të vihen para drejtësisë.

Ai bëri të ditur se polici i plagosur është Januz Veselaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat