Komandant Haziri: Gjeneral Ilir Konushevci, i pa kompromis në rrugën për liri

Aktuale

Komandant Haziri: Gjeneral Ilir Konushevci, i pa kompromis në rrugën për liri

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:32
Naim Haziri dhe Ilir Konushevci

Komandanti i Gardës Kombëtare në FSK, Naim Haziri në 26 vjetorin e rënies së heroit të kombit Ilir Konushevci, ka thënë se madhësia e tij ka qenë në faktin që ai ka ishte i pa kompromis në rrugën për liri.

Haziri ka vlerësuar se Konushevci ishte më i dalluari nga bashkëluftëtarë, me aftësi bindëse për të ndjekur idealet e tij.

“Madhështia e tij ka qenë që ka qenë ka qenë i pa kompromis, nuk ka qenë alternativa tjera vetëm rrugën për liri. Të gjitha që i kanë rënë për barrë gjeneratës së Ilirit, ai është dalluar prej të gjithëve, ai ka pasur një aftësi me bind njeriun për rrugën që e ka zgjedhur ai dhe me mbështet në idealin që e ka zgjedhur ai”, është shprehur ai.

Për Hazirin, gjeneral Konushevci në shpirt e në angazhim kishte shumë vlera. Andaj komandant Haziri shprehet se ky përvjetor sjell ndjenja dhimbje e krenarie për të.

“Këto ditë na kthejnë në kohërat e mëhershme. Është ndjenja e dhimbjes, krenarisë. Kam pasur fatin që të rritem me gjeneral Ilirin, të bashkëveproj në aktivitetet paraushtarake të kohës, e aktivitetin ushtarak që e kemi filluar që nga viti 1992. Gjithashtu kam pasur fat të madh që e kam njohur edhe dëshmorin doktor Hazir Malaj. Veçania e gjeneral Ilirit ka qenë që në shpirtin e tij, në angazhimin e tij ai ka përmbajtur shumë vlera. Në radhë të parë i takon plejadës së formimit të UÇK-së, i takon plejadës së përgatitjes për luftë e cila për periudhën e kohës ka qenë domosdoshmëri, i takon gjeneratës që nuk e ka dëshiruar këtë rrugë, po kjo rrugë ka qenë e imponuar, por edhe e përzgjedhur”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat