Bislimi uron VMRO-DPMNE-në: Kosova e gatshme të bashkëpunojë drejt forcimit të raporteve

Aktuale

Bislimi uron VMRO-DPMNE-në: Kosova e gatshme të bashkëpunojë drejt forcimit të raporteve

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:43
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Bislimi ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë drejtë forcimit të raporteve ndërshtetërore.

Bislimi ka shkruar të enjten se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe në rrafshin rajonal e në frymën e mirëkuptimit.

“Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat