Abdixhiku pret një delegacion 30 anëtarësh të CSU në krye me ish-kryeministrin bavarez, shpalos detaje për takimin

Aktuale

Abdixhiku pret një delegacion 30 anëtarësh të CSU në krye me ish-kryeministrin bavarez, shpalos detaje për takimin

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Abdixhiku informon se në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së “në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së”.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike".

"Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, shkruan tutje Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat