Paralajmëron Kurti: Po mbledhim të gjitha dëshmitë e krimeve gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Paralajmëron Kurti: Po mbledhim të gjitha dëshmitë e krimeve gjatë luftës në Kosovë

Nga: H.O. Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:34
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Kurti thotë se në këtë takim kanë biseduar rreth raportit të parë gjashtëmujor të këtij procesi.

Ndërsa tutje, Kurti shkruan në facebook se të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës janë mbledhur dhe vazhdojnë të mbledhen.

Postimi i plotë:

Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në takimin e sotëm me Drejtorin Ekzekutiv të IKKL-së, Atdhe Hetemi, biseduam për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën tonë, për të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat