Ambasada e Kosovës në SHBA ka një thirrje për mërgimtarët

Aktuale

Ambasada e Kosovës në SHBA ka një thirrje për mërgimtarët

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:24
Ambasada e Kosovës në ShBA

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, duke u thënë se nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.

Në faqen e Ambasadës është publikuar linku për regjistrim, derisa thuhet se regjistrimi asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë.

Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë. Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat