Sa janë gjasat që të ndodhë një luftë mes Kosovës e Serbisë, ja çka thotë ish-komandanti i Koshares

Aktuale

Sa janë gjasat që të ndodhë një luftë mes Kosovës e Serbisë, ja çka thotë ish-komandanti i Koshares

Më: 11 maj 2024 Në ora: 06:27
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i betejës së Koshares Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish- komandanti i betejës së Kosharës Anton Quni i ftuar në DPT te Fidani i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit e tij për një luftë të mundshme.

Ai tha se gjasat për një luftë të tillë janë minimale dhe se deklarata të tilla e krijojnë tek qytetarët një ndjenjë se duhet të përgatiten për ditë të këqija.

“Çdo qeveri që është përgjegjëse për funksionaliyimin e shtetit ndër të tjera përveç shëndetësisë arsimit, rendit e ligjit do të duhej të angazhohej për mbrojtjen e kufijve, qytetarëve dhe të gjitha atributeve që i ka një shtet. Duhet ti ketë të ngritura strukturat e e sigurisë nga fusha e inteligjencës, policisë dhe ato ushtarake. Këto janë detyra të nënkuptueshme të çdo shteti përkundër që kanë stabilitet e politika paqësore. Tani nëse e analizojmë deklaratën tonë në hapësirat tona, në këtë ambient do të thotë kushtet kur ne kemi tema të nxehta në raportet Kosovë-Serbi, ndërmjetësimin e BE dhe SHBA., praninë e NATO. kur janë të gjitha përpjekjet për krijimin e paqes të përmendet lufta apo të militarizohet gjuha del jashtë kuptimit. E krijojnë një ndjenjë te qytetarët se duhet të përgatiten për ditë më të këqija. Tani sa janë gjasat që të ndodhë një luftë reale mes Kosovës e Serbisë, gjasat janë shumë të vogla.”, tha Quni.

Ai tha Serbia e ka për obligim që për çdo lëvizje, manovër në terren e kanë obligim ta raportojnë në selinë e NATO.

“Ata janë të detyruar të njoftojnë se e çfarë natyre është ajo lëvizje.”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat