Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Aktuale

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:30
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do të përforcojë edhe më tej praninë ushtarake në Kosovë në mënyrë që sulmi si ai i  Banjskës të mos ndodhin më.

Në një intervistë të premten, ambasadori gjerman ka deklaruar se pas Banjskës KFOR-i ka reaguar dhe tashmë ka një qëndrim më të fortë karshi kërcënimeve të sigurisë.

“Situata e sigurisë këtu në Kosovë është e pandryshuar në muajin e fundit. Dua të them, pas Banjskës, sulmit në Kosovë, KFOR ka reaguar. Tani kemi një qëndrim më të fortë. Unë nuk shoh asnjë kërcënim. Dua të them, KFOR është këtu me 27 kombe me gati 5000 ushtarë”, ka deklaruar ai.

Rohde ka thënë se që nga java e ardhshme do të katërfishohet numri i ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300”, ka thënë ai.

Diplomati gjerman ka deklaruar se për momentin nuk ka ndonjë indikacion për sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat