Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është zhytur thellë në korrupsion, derisa këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare sipas tij.
”Nuk i komentojmë qendrimet e VV-së, fatkeqësisht Qeveria aktuale e Kurtit është e zhytur thellë në korrupsion, ndërsa këtë po e tregojmë jo vetëm ne si opozitë, por po e tregojnë gjitha raportet ndërkombëtare, ai i DASH-it, ai i Freedom House, po ashtu edhe ai i ndërhyrjes në media’’, deklaron ai.
Beqa thotë se intervisimi i zëvendësministrit Durimishi dhe kush do që keqpërdor pozitën zyrtare duhet të përgjigjet
‘’Pastaj intervistimi i zëvendësministrit Durmishi dhe secili person që keqpërdor pozitën zyrtare duhet përgjigjet para drejtësisë’’, thekson ai.
Deputeti Beqa thotë se nuk është qeveria siç ka aluduar Kurti dhe se për të Kosova nuk ka pasur qeveri me të korruptuar se sa qeveria aktuale.
‘’Nuk është ajo Qeveria që ka aluduar Kurti, pra nuk ka pasur Kosova Qeveri me të korruptuar. Kemi raporte që e përmendin fjalën korruprison serioz në nivel qeveritar’’, përfundon Beqa.