Osmani takohet Kongresmenin republikan Keith Self: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve

Aktuale

Osmani takohet Kongresmenin republikan Keith Self: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:09
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas.

Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan. ”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat