Haziri deklarohet për ftesën e Kurtit për opozitën

Aktuale

Haziri deklarohet për ftesën e Kurtit për opozitën

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:17
Lutfi Haziri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë punë liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth kësaj ftese.

Haziri ka thënë se nuk është në dijeni nëse LDK do të merr pjesë ose jo, dhe se për të Kurti asnjëherë nuk e ka ftuar opozitën për një çështje të tillë.

‘’Nuk kam njohuri. Nuk është në metodën e tij, asnjëherë nuk ka ftuar në takim për asnjë çështje, përjashtuar dy takime për formatin e dialogut’’, deklaron ai.

Nënkryetari Haziri, shton se Qeveria nuk e fton për asgjë opozitën dhe se nuk është në dijeni nëse ka diçka tjetër ose jo, duke shtuar se edhe presidentja Vjosa Osmani ka bërë ftesa për raste të veçanta.

‘’Edhe presidentja po ashtu në raste të veçanta. Pra Qeveria dhe këta bartës nuk ftojnë opozitën për asgjë, nuk e di a ka diçka tillë apo jo. Tani për tani nuk mund të paragjykoj për temat që do të diskutohen’’, thotë Haziri.

Në letrën të cilën Kurti i’a ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat