Dyshimet për favorizime e parregullsi në konkursin për gradimin e policëve, IPK merr vendim për krijimin e një grupi hetimor

Aktuale

Dyshimet për favorizime e parregullsi në konkursin për gradimin e policëve, IPK merr vendim për krijimin e një grupi hetimor

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka marrë vendim për krijimin e një ekipi inspektues-hetues për të hetuar procesin e gradimit të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” që u mbajt më 4 maj ku Dukagjini raportoi se pati dyshime për favorizime dhe parregullsi.

“Kryeshefi i IPK-se, Kushtrim Hodaj ka marre vendim per krijimin e nje ekipe te perbashkët inspektuese-hetuese per te hetuar dhe inspektuar tere procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri ne fazën aktuale. IPK varsisht nga te gjeturat do te ndermerr veprimet e nevojshme bazuar ne kompetencat dhe autorizimet ligjore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ky njoftim i IPK-së vjen pasi thotë se ka pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit te ketij konkursi me pretendime per shkelje te ndryshme duke thënë se hetuesit e IPK-se fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare per parregullsi në proces dhe kanë marrë vendimin për krijimin e këtij grupi.

“Policia e Kosoves ka hapur nje konkurs per gradimin e zyrtarve te Policise në graden e rreshterit kurse më 04.05.2024 shte mbajtur testi me shkrim per këte konkurs. Inspektorati Policor i Kosoves pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime te ndryshme per mbarevajtjen e procesit te ketij konkursi me pretendime per shkelje te ndryshme. Hetuesit e IPK-se fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare per parregullsi ne proces”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat