Krasniqi: Albin Kurti ka pasë shans ideal për sukses, ja pse

Aktuale

Krasniqi: Albin Kurti ka pasë shans ideal për sukses, ja pse

Nga: A.SH Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:34
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryemistrti Albin Kurti e ka pasë shansin ideal për skukse, duke i rendituar disa dështime të politikës së Vuçiqit, duke përmendur sulmin në Kosovë, Banjskë e poashtu e të tjera.

Sipas tij, Kurti e futi Kosovën në konflikt me Perëndimin.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka pasë shans ideal për sukses, sepse gjatë mandatit të tij politika e Vuciqit u theksua si gjithnjë e më antiperëndimore. Pse? Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, organizoi aksion terrorist në Kosovë, mbrojti Dodikun, mohoi gjenocidin e Srebrenicës, vodhi zgjedhjet në Serbi.

Por Kurti e futi Kosovën në konflikt më Perëndimin, e futi nën sanksionet e BE-së. Dhe e la jashtë Këshillit të Evropës. E palogjikshme? Jo. E çuditshme? Po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat