Kurti e Vuçiq bashkë në Mal të Zi, DASH jep detaje

Aktuale

Kurti e Vuçiq bashkë në Mal të Zi, DASH jep detaje

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:27
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Ndihmës Sekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazinë, James O’Brien pritet që javën tjetër të udhëtojë për në Mal të Zi.

Siç është konfirmuar nga Departmaneti i Shteitt, ai pritet të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve Rajonal, që do të mbahet në Kotor.

“Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me zyrtarë të lartë të qeverisë malazeze për të diskutuar bashkëpunimin tonë dypalësh në mbështetje të integrimit të plotë euroatlantik të Malit të Zi.” – thuhet tutje në komunikatë.

Ndryshe, siç u raportua të premten në mediat vendore, të ftuar janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Të pranishëm, pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Veç Kurtit, pjesëmarrës nga Kosova do të jenë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat