PDK-ja pranon ftesën e Kurtit, zëdhënësi jep detaje

Aktuale

PDK-ja pranon ftesën e Kurtit, zëdhënësi jep detaje

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:44
Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën. Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, duke e konfirmuar pranimin e ftesës, ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së,  Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim.

"Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent - Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja", ka theksuar për televizionin publik, Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Ftesë kanë marrë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat