Osmani në Teksas nderohet me vendimin e qytetit Fort Worth

Aktuale

Osmani në Teksas nderohet me vendimin e qytetit Fort Worth

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:26
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas është takuar me nënkryetaren e qytetit Fort Ëorth, Gyna M. Bivens.

Në një ceremoni të organizuar, Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Ëorth, e cila është nderuar me këtë vendim dhe shënohet 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të presidencës, në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Ëorth, iu bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në këtë qytet për t`a kremtuar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi: 

Presidentes Osmani i dhurohet vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.

Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t'u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat