Gjinovci krahason deklaratën e këtij gazetari dhe të Vuçiqit dhe bën deklaratën e fortë: Kqyr Albin qysh bëhet koordinimi, jo si ti!

Aktuale

Gjinovci krahason deklaratën e këtij gazetari dhe të Vuçiqit dhe bën deklaratën e fortë: Kqyr Albin qysh bëhet koordinimi, jo si ti!

Nga: A.Zh Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:03
Rron Gjinovci, Albin Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, u ka reaguar analistëve, të cilët patën deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do ta formonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me 10 maj.

Ai ua ka rikujtuar atyre se ka kaluar data 10 maj, duke nënvizuar se nuk pati asnjë lëvizje nga kryeministri në drejtim të formimit të Asociacionit.

“Dje (dy ditë më parë) u kon 10 maj, sot (dje) 11 maj. Me 10 maj, sipas analistëve ka pasë Albini me pranu Asociacionin. Veç thashë ta dimë ku jemi”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, Gjinovci ka komentuar edhe deklaratën e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili parashikonte që Qeveria ta dërgonte Asociacionin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me 10 maj.

«Kqyr Albin qysh bohet koordinimi, jo si ti...», ka shkruar ai.

Dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese, e kishte «parashikuar» presidenti serb Aleksandar Vuçiq, rreth 3 javë më parë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat