30 ditë paraburgim, ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Aktuale

30 ditë paraburgim, ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:20
S.M 30- vjeç

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të arrestuarit dy ditë më parë nga Policia e Kosovës në Jarinjë.

Avokatja e tij, Jelena Krivokapic ka bërë të ditur se klientit të saj S.M i është dhënë 30 ditë paraburgim.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Ndryshe, S.M 30- vjeç është arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 maj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat