Çun Lajçi i kërkon falje disa herë Behgjet Pacollit: Unë jam ai, që paraja jote më çoi…

Aktuale

Çun Lajçi i kërkon falje disa herë Behgjet Pacollit: Unë jam ai, që paraja jote më çoi…

Nga: H.O. Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:06
Çun Lajçi

Artisti Çun Lajçi në një postim të tij në facebook, ia ka kushtuar liderit të AKR-së dhe biznismenit, Behgjet Pacolli. Ai i ka kërkuar falje disa herë, duke i thënë se ‘kërkoj falje nëse e galdova zemrën tënde Baci Behgjet’.

Artisti madje ia kujton kohën e studimeve dhe thotë se nga Mareci ke ardhur këmbë deri në Prishtinë, duke qenë nxënës i tij.

“ Do të qeshesh mbase me shkrimin tim të varfër, por ka një vit e ca që lëxoj shkrime t'poshtëruara, duke postuar fotografitë tua me njerëz, (që ne fotografohemi përditë), por mëqë s'jemi të hambarit tënd pasuror, s'bëjnë komente, sepse se marrin vemendjen si me madhështinë tënde”, shkruan ai.

Por artisti ia numëron edhe bamirësitë që Pacolli ka bërë për të tjerët dhe për artistin dhe familjen e tij.

“Unë jam ai, që paraja jote më çoi n'tapetin e kuq n'Festivalin e Berlinit! Vajza ime e ndjera, është ajo që paraja jote ia zgjati jetën njëherë e dikur në do spitale të shtrenjëta, dhe po me vret ndërgjegja t'heshtë, siç po heshtë ai çereku i popullit tim, që e ndihmove më shumë se mua, dhe ç'është më e keqja, po ata që e njohin dëlirësinë tënde, po ata e shfrytëzojnë rastin e mundohen të t'baltosin”.

Postimi i plotë:

Kërkoj falje nëse e galdova zemrën tënde Baci Behgjet!

   Me fal baci Behgjet, që po të drejtohem me Bac, sepse jam për do vite më i moçem se Ty, e bac do t'duhej t'më thërrisje ti, por ja që po rradhitëm mes vëllezërve tu, (që të rrespektojnë me thirrjen e mirësjelljes shqiptare Bac), ndaj sot, nga toka Helvete, (ku ti e krijove pasurinë e madhështinë), me një çantë libra n'krah, (si ti strajcën me fletore, kur niseshe këmbë nga Marevci për në Normalen e Prishtinës), kam ardhur të sjell mes mërgimtarëve pak dije që m'ka mbetë, e me lekët e fituara të botoj libra, shkrime që me rrjedhin nga truri i plakur, - por jo i shashtisur!

   Me fal Bac, por unë jam njëri nga ata qinda-mija shqiptarë, që me ndihmove në rrugëtimin tim, ndaj mu bë boll duke lexuar budallaki shpirtzinjësh, që urrejnë vetën e provojnë ti njollosin të tjerët, me thashnaja mjegullash, thuajse ne të tjerët s'e njohim përsonalitetin tënd, bëmirësinë tënde e dorën që vetëm jep e kurrë grusht nuk bëhet!

   Do të qeshesh mbase me shkrimin tim të varfër, por ka një vit e ca që lëxoj shkrime t'poshtëruara, duke postuar fotografitë tua me njerëz, (që ne fotografohemi përditë), por mëqë s'jemi të hambarit tënd pasuror, s'bëjnë komente, sepse se marrin vemendjen si me madhështinë tënde!

   Po shkruaj bac, sepse s'po mund ti duroj më dyftyrëshat, që me njërën dorë marrin nga Ti e me tjetrën shigjetojnë dinitetin tënd prej njeriut besimtar, bukëdhënës, të ndershëm, humanist që zor se do t'lind edhe një tjetër, e kurrë s'e shohin t'arësyeshme ta mbrojnë burrërinë e besnikërinë tënde dhe të tregojnë para robit e zotit, për bamirësinë tënde n'vazhdimësi!

   Unë jam ai, që paraja jote më çoi n'tapetin e kuq n'Festivalin e Berlinit! Vajza ime e ndjera, është ajo që paraja jote ia zgjati jetën njëherë e dikur në do spitale të shtrenjëta, dhe po me vret ndërgjegja t'heshtë, siç po heshtë ai çereku i popullit tim, që e ndihmove më shumë se mua, dhe ç'është më e keqja, po ata që e njohin dëlirësinë tënde, po ata e shfrytëzojnë rastin e mundohen të t'baltosin!

   Bac, me fal që shkrova, por sot n'tokën zvicerrane s'durova, sepse mu kujtuan shumë njerëz që paraja jote i ngriti edhe njëherë nga shtrati i dergjës për t’vazhduar jetën nga fillimi!

   Kërkoj falje nëse e galdova zemrën tënde baci Behgjet, por m'pëlciti tamthi tuj lexua budallakitë e njerëzve shpirtzinjë!

Cyrih, 12.05.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat