Lajm tronditës, Nexhmedin Spahiu njofton për vdekjen e studentes Mirgeta Buzhala

Aktuale

Lajm tronditës, Nexhmedin Spahiu njofton për vdekjen e studentes Mirgeta Buzhala

Nga: M.L. Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:13
E ndjera Mirgeta Buzhala

Profesori dhe publicisti Nexhemedin Spahiu ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të studentes së tij, Mirgeta Buzhala.

Në një postim në Facebook Spahiu ka publikuar njoftimin e babait të Mirgetës për vdekjen e saj.

Ai ka treguar se e ndjera ishte studente shembullore e masterit në shkenca politike e diplomaci.

“Lajm tronditës, Paska ndërruar jetë Mirgeta Buzhala , studente shembullore e masterit në shkenca politike e diplomaci. Humbje e madhe për të ardhmen e Kosovës. Dy provimet tek unë: POLITIKA E JASHTME dhe HISTORIA E DIPLOMACISË I ka kaluar me pikë maksimale, te dyja me nga 100 pikë. Thellësia e të menduarit të saj ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Diapazoni i diturive të saj ka qenë i lakmueshëm për çdo ambasador. Babai I saj nuk e paska bërë të ditur për opinionin arsyen e vdekjes. I qoftë I lehtë dheu I Kosovës”, shkruan Spahiu.

Ndërkaq më poshtë e gjeni postimin e babait të së ndjerës:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat