​Kurti kujton viktimat civile të Korishës në kurthin e vdekjes nga forcat serbe

Aktuale

​Kurti kujton viktimat civile të Korishës në kurthin e vdekjes nga forcat serbe

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Më 13 maj 1999 në Korishë të Prizrenit, forcat e pushtuesit serb kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme duke vrarë 77 civilë shqiptarë, prej tyre 14 fëmijë.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti tha se vrasjet pa dallim moshe e gjinie janë dëshmi e gjenocidit që Serbia kreu gjatë luftës në Kosovë.

“Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe.

Lavdi martirëve të Korishës! Lavdi secilës jetë të sakrifikuar në rrugën tonë për liri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat