Ramabaja ‘zbulon’ frikën e vërtetë të Vuçiqit: Ja si merr fund ëndrra e tij për ‘aneksimin e Kosovës’!

Aktuale

Ramabaja ‘zbulon’ frikën e vërtetë të Vuçiqit: Ja si merr fund ëndrra e tij për ‘aneksimin e Kosovës’!

Nga: A.M. Më: 13 maj 2024 Në ora: 09:05
Profesori Sadri Ramabaja

Profesori Sadri Ramabaja përmes një postimi në Facebook ka treguar ‘frikën’ kryesore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai u shpreh se antarësimi i Kosovës në NATO është shqetësimi real i Vuçiqit.

“Shqetësimi i vërtetë i Serbisë është fakti se, anëtarësimi i Kosovës dhe ai i Bosnjës në NATO, e bën të pamundur aneksimin me forcë të këtyre vendeve dhe i jep fund ëndrrës për realizimin e “Botës serbe””, shkroi ndër të tjera Ramabaja, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Antarësimi i Kosovës në NATO - shqetësimi real i Vuçiqit

Kur Serbia, nëpërmjet Vuçiqit dhe mbështetësve të tij, kërkon që Këshilli i Europës dhe BE-ja e NATO të mos bëjnë hapa që do të shpjenin drejt pranimit të Kosovës, duke rikujtuar se është në pritje të ndryshimeve gjeopolitike si në rastin e Nagorni Karabahut, për të rikthyer armatën në Kosovë, si duhet kuptuar këtë paralajëmrim?  A ka vërtet frikë Vuçiqi nga një shtrëngim rrathësh të NATOs rreth trupit të Serbisë?  A është pranimi i Bosnjës e Hercegovinës dhe ai i Kosovës në NATO një kërcënim ushtarak për Serbinë?  Natyrisht se jo, por shqetësimi i vërtetë i Serbisë është fakti se, anëtarësimi i Kosovës dhe ai i Bosnjës në NATO, e bën të pamundur aneksimin me forcë të këtyre vendeve dhe i jep fund ëndrrës për realizimin e “Botës serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat