Pal Lekaj: Qeveria Kurti është kampione e keq-menaxhimit të parasë publike

Aktuale

Pal Lekaj: Qeveria Kurti është kampione e keq-menaxhimit të parasë publike

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:03
Pal Lekaj

Pal Lekaj nga AAK-ja sa i përket shpenzimeve të investimeve kapitale në vetëm 10%, konsideron se Qeveria Kurti po vazhdon me keqmenaxhimin dhe funksionimin ndaj projekteve dhe investimeve publike në nivel qendror dhe lokal.

Lekaj thotë se ministritë nuk kanë idenë se si të menaxhojnë dhe shpenzojnë paranë publike.

“Ky pushtet edhe në vitin e katërt, po vazhdon praktikën e njejtë të menaxhimit dhe funksionimit ndaj projekteve dhe investimeve publike në nivel qendrorë dhe lokal.

Edhe në vitin 2024 Ministritë nuk e kanë idenë se si të orientojnë, menaxhojnë dhe shpenzojnë paranë publike. Fat i keq që paraja publike po shkon në deficitë ndërsa qytetarët kanë mungesë të mallrave dhe shërbimeve që shteti duhet tu sigurojë”, tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat