Vjosa Osmani flet për 25 vjetorin e Masakrës së Korishës

Aktuale

Vjosa Osmani flet për 25 vjetorin e Masakrës së Korishës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:19
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës.

Osmani ka thënë se angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.

Postimi i plotë:

25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.

Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat