Regjistrohen mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë, procesi përfundon pas katër dite

Aktuale

Regjistrohen mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë, procesi përfundon pas katër dite

Më: 13 maj 2024 Në ora: 11:01
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka dhënë detaje e reja për regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Ndërkohë që procesi është duke vazhduar edhe këtë javë, i njëjti pritet të përfundojë më 17 maj.

Përmes një konference për media u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati ka bërë të ditur se disa komuna kërkojnë shtyrjen e procesit të regjistrimit.

Kastrati tha se numri i popullsisë ka arritur në 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.

“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive me u regjistru ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen”, tha ai.

Kastrati tha se në Prishtinë dhe Prizren janë hapur zyre, ku qytetarët kanë mundësinë të shkojnë dhe të regjistrohen.

Kurse, sa i përket regjistrimit në komunat veriore, Kastrati tha se ka hezitime, por pritet edhe këto ditë të vazhdojë regjistrimi. Regjistruesve iu bë thirrje të bëjnë edhe një rishikim në shtëpi të pabanuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat