Shala thotë se minatorët në Stantërg janë në grevë që tri ditë

Aktuale

Shala thotë se minatorët në Stantërg janë në grevë që tri ditë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 11:20
Trepça

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se minatorët e minierës së Stantërgut janë në grevë që tri ditë.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre është ekzekutimi i pagës së muajit prill.

Shala ka kritikuar menaxhementin dhe Qeverinë Kurti për situatën në Trepçë.

Shkrimi i plotë:

Dita e tretë e grevës së minatorëve në Stantërg!

Kërkesat e tyre janë të drejta dhe minimaliste, paga e muajit Prill.

Menaxhmenti dhe Qeveria po e mbajnë të fshehur dështimin e madh menaxherial dhe investues në Trepçë. Situata ekonomike dhe financiare është si kurrë më keq. Nuk ka prodhim normal, nuk ka realizim të hyrave, nuk ka mbështetje dhe politikë qeveritare.

Tash e tri vite Qeveria është pa ide, pa projekt dhe pa strategji për këtë sektor!

Përveq ndjekjes së kuadrove profesionale dhe inxhinierëve me përvojë, asgjë tjetër nuk mund të marrim si veprim të kësaj Qeverie.

Dhe vërtetë kthehemi te parulla e vjetër e minatorëve, që e lexojnë ata çdo ditë në hyrje të minierës: ME FAT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat