Ministri britanik në Kosovë, takohet me ministrin Sveçla

Aktuale

Ministri britanik në Kosovë, takohet me ministrin Sveçla

Më: 13 maj 2024 Në ora: 11:31
Michael Tomlinson, Xhelal Sveçla

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se e kanë mirëpritur në Kosovë ministrin britanik kundër emigracionit të paligjshëm, Michael Tomlinson.

Ambasada njoftoi se ministri britanik shkëmbeu mendime me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në njoftim thuhet “se si vendet tona mund ta intensifikojnë bashkëpunimin për sigurinë kufitare”.

“Dy ministrat më pas u nisën për ta parë një demonstrim të mbështetjes praktike të MB përtej kufirit në Vermicë, rrugës për në një konferencë rajonale në Tiranë mbi migracionin ilegal dhe sigurinë kufitare”, njoftoi Ambasada Britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat