Haradinaj – Stublla: Ata që refuzojnë ndërtimin e unitetit s’janë të sinqertë për interesin shtetëror

Aktuale

Haradinaj – Stublla: Ata që refuzojnë ndërtimin e unitetit s’janë të sinqertë për interesin shtetëror

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:22
Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Refuzimi i opozitarëve për takim me kreun e ekzekutivit, për ish-ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin.

“Liderët dhe partitë politike që refuzojnë ndërtimin (edhe pse të vonshëm) të unitetit nuk janë gati të qeverisin me vendin dhe nuk janë të sinqertë për interesin shtetëror të Kosovës”, shkroi ajo.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat