Azemi: Kryetari i Ferizajt po hetohet nga Prokuroria

Aktuale

Azemi: Kryetari i Ferizajt po hetohet nga Prokuroria

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:54
Visar Azemi

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se pushteti lokal po rri gjykatave më shumë sesa në Komunë.

Azemi shkroi në Facebook se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu po hetohet nga Prokuroria “lidhur me një tender të kundërligjshëm”.

“Pushteti i Agim Aliut më shumë po rri gjykatave sesa në Komunë. Tash e një kohë, njerëzve të fuqishëm të qeverisjes lokale në Ferizaj, u janë ngritur aktakuza. Nënkryetari po përballet me akuzë për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor, i cili eshe vetë po çuditet pse është shenjëstruar vetëm ai. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, në anën tjetër, është ulur në bankën e të akuzuarve, pas dyshimeve e akuzave për kanosjen ndaj një punëtori të KRM “Pastërtia”, tashmë i suspenduar. Krahas tyre, edhe Kryeshefja e Prokurimit, po akuzohet në lidhje me një tender që ka të bëjë pikërisht me një kompani që merr numrin më të madh të tenderëve nga Komuna e Ferizajit”, shkroi Azemi në një postim në Facebook.

“Derisa njerëzit që i ka përreth po i gjykohen, është raportuar se edhe vetë kryetari Agim Aliu po hetohet nga Prokuroria Themelore e Ferizajit, dhe pikërisht lidhur me një tender të kundërligjshëm. Për gjatë 7 viteve mamdat të tij, dallaveret me tenderë dhe ndërtimi i paligjshëm, janë dy akuzat që më së shpeshti i janë adresuar kryetarit Aliu dhe rëndojnë më së shumti mbi qeverisjen e tij”, shkroi Azemi.

Ai shkruan se “rrethi i kryetarit po ngushtohet”.

“Njerëzit e tij po përballen me ligjin, e duket se as koka e tyre s’mund t’i qëndrojë larg bankës së akuzuarit. Fundja ai mbi 7 vite ishte në krye të tyre. Dhe pas shumë akuzave opozitare për gjendjen e mjerueshme dhe kaotike në Ferizaj si pasojë e keqqeverisjes, të cilat kryetari Agim Aliu i ka injoruar vazhdimisht, mbase është koha që të merret me aktakuzën ndaj tij”, shkroi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat