Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda

Aktuale

Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:16
Lutfi Haziri

Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me kryetarin e partisë më të vjetër në vend, Lumir Abdixhiku erdhi në një kohë kur “pritjet dhe angazhimet në Kosovë lidhen me Këshillin e Evropës”.

Haziri tha se ky ngërç në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë “e reflekton gjendjen që është brenda”.

“Ftesa erdhi në një kohë ku pritjet dhe angazhimet në Kosovë lidhen me Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin përmes Këshillit të Ministrave që është hapi i fundit. Krejt ky ngërç që ka ndodhë dhe raporti që është krijuar i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë e reflekton gjendjen që është brenda. Tash me të ftu me folë për një çështje që nuk është, le të themi, çështje që e reflekton farë krize parlamentare”, tha Haziri.

Ai tha se Kuvendi është “pasqyra e qeverisjes”.

“Kuvendi i Kosovës ka probleme serioze sepse është pasqyra e qeverisjes. Kjo është e vërtetë. Por asnjëherë nuk ka qenë shkaktare LDK-ja ose opozita, pjesa tjetër e opozitës, që të kemi krizë parlamentare”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së tha se “nëse e pasqyrojmë gjendjen në Kuvend, është e keqe, por ajo e pasyqron qeverinë”.

I pyetur për pranimin e ftesës për takim me kryeministrin nga ana e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Haziri tha: “PDK-ja janë duke i pa zgjedhjet ndryshe nga ne si LDK. Është çështje e vlerësimit të tyre”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e konsideroi të vonuar ftesën e Kurtit për takim, dhe në letrën që ia ktheu kryeministrit, e akuzoi atë se e ka shuar frymën e bashkëpunimit pozitë-opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat