Raci: Mendoj se vjeshta është stina kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Aktuale

Raci: Mendoj se vjeshta është stina kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:09
Gazmir Rac

Në Rubikon analisti Gazmir Raci ka komentuar lidhur me zgjedhjet e reja.

Kryeministri Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memeli Krasniqi tha se është më mirë që zgjedhjet të mbahen në pranverë ose vjeshtë se sa dimrit.

Pas kësaj deklarate, Raci tha se vjeshta pritet të jetë opsion real për zgjedhje.

“Në bazë të asaj që kuptova sonte i bie që vjeshta është opsioni real për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Raci.

Sipas analistit Raci, PDK-ja po kërkon zgjedhjet pasi nëse zgjatet më shumë mund t’i harxhohet kandidati në terren.

“PDK-ja ka një vit që po kërkon largimin e Qeverisë, nxori edhe një kandidat për kryeministër, kështu që PDK-së i duhet sa më shpejt me shku të zgjedhjet sepse çdo zgjatje më shumë mund t’i harxhohet kandidati në terren”, tha Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat