Dështimet përballë sukseseve/ Debati i Bushatit dhe kryediplomates Gërvalla mbi vizat dhe anëtarësimin në KiE

Aktuale

Dështimet përballë sukseseve/ Debati i Bushatit dhe kryediplomates Gërvalla mbi vizat dhe anëtarësimin në KiE

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:21
Donika Gërvalla

Analisti Andi Bushati përballë kryediplomates Donika Gërvalla, ka krijuar debat në lidhje me dështimet dhe sukseset e qeverisë së Kosovës.

Duke u ndalur te dështimet e qeverisë së Kosovës sipas analistit, Bushati theksoi se jo gjithmonë diplomacia kërkon logjikë dhe argumentim, pasi nganjëherë kërkon rezultate pavarësisht nga mënyra se si arrihet ky rezultat.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka argumentuar sukseset e ‘qeverisë Kurti’, siç është liberalizimi i vizave si dhe vendimi i këshilli ministror për të dhënë ‘Po-në’  e vetë me qëllim që kërkesa Kosovës të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Debati në studio: 

Bushati: Në këtë gjendje që është Kosova nuk e di a do e kishit pranuar këtë post po ta dinit se do ishte kjo situatë. Sepse ju keni të drejtë kur na ftoni që po të bëjmë një analizë, pse janë vendosur masat, pse nuk kemi njohje, pse na kërkohet asosacioni dhe mesa duket as anëtarësimi në KiE nuk do bëhet tani afër dhe të gjitha këto mund të kenë ndonjë arsye por edhe ata palestinezët në Gaza por Gaza po shuhet. Pra jo gjithmonë diplomacia kërkon logjikë dhe argumentim, nganjëherë kërkon rezultate pavarësisht nga mënyra se si arrihet ky rezultat dhe në optikën time kjo i ka munguar gjithë qeverisë por në fakt jeni ju njeriu që kur duhet të bëhet bilanci e keni bilancin të vogël më duket mua.

Gërvalla: A të filloj ti numëroj sukseset e politikës së jashtme dhe të kësaj qeverie...

Bushati: Të merremi më mirë me ato që ne themi dështimet...

Gërvalla: Jo të merremi më mirë me sukseset pse duhet të merremi me dështimet sepse dështime të tilla deri sot nuk ka. Të flasim njëherë për liberalizimin e vizave, një temë e cila kishte shumë vite që qytetarët e Kosovës ishin të izoluar, sot flasim sikur është diçka krejt e parëndësishme. Por dy vitet e para të qeverisjes, që në momentin e parë që kam marrë detyrën, liberalizimi i vizave ka qënë tema qendrore e të gjitha bisedave që kemi pasur me partnerët tanë dhe ka qënë më së paku çështje e politikës së jashtme, ka qënë shumë çështje e politikës së brendshme. Pra përmes liberalizimit të vizave kemi mësuar se nuk mjafton vetëm plotësimi i kushteve teknike dhe administrative për të pasur përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Nevojiten reforma, nevojitet shtet ligjor, nevojitet demokratizimi i thellë me qëllim që partnerët të krijojnë besimin se Kosova ka kryer detyrat e saj dhe mund të lëvizë.

Kalojmë te tjetra, ju thatë se si duket nuk po bëhet anëtarësimi në KiE. Mirëpo harruat të përmendni se kanë kaluar dy etapa shumë të rëndësishme. Anëtarësimi në KiE nuk është një çështje që bëhet brenda javës, edhe Shqipërisë i ka zgjatur më shumë se deri aty ku kemi arritur ne, dhe Serbia nuk i ka pasur kontekstet që ne i kemi deri tani me Serbinë dhe me Rusinë prandaj ne i kemi kaluar me shumë sukses brenda një viti pas një kërkese për anëtarësim kur shumë njerëz nëpër studio të tilla na kanë quajtur që këta janë të çmendur, ku dërzohet tani kërkesa për anëtarësim. E kaluam fazën e parë që ka qënë shumë e vështirë që këshillimi ministror të japë ‘Po-në’  e vetë me qëllim që kërkesa jonë të shkojë në Asamblenë Parlamentare.

Bushati: Këtu jemi larg të qënit sukses sepse rezultati nuk është arritur...

Gërvalla: Po ua them me fjalët e Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës i cili konstaton që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në këtë organizatë e cila është ndër më të vjetrat dhe më të rëndësishmet në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat