Këshilltari i Kurtit: Deputetët e Melonit votuan kundër Kosovës. A i ka kërkuar Rama ndihmë, apo nuk ka ndikim?

Aktuale

Këshilltari i Kurtit: Deputetët e Melonit votuan kundër Kosovës. A i ka kërkuar Rama ndihmë, apo nuk ka ndikim?

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:22
Jeton Zulfaj

Këshilltari për Çështjet e Jashtme të kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, ka folur për hezitimin e Italisë në anëtarësimin e Kosovës për në Këshillin e Europës, që pritet të mbahet në 16 maj.

Duke marrë parasysh rezultatin e votave të deputetëve të Italisë, Zulfaj nxorri në konkluzion se kryeministri Rama nuk ka ndikim tek kryeministrja e Italisë, ose nuk iu është kërkuar ndihma për Kosovën.

“Nuk është në nivelin e duhur. Ndoshta mund ta marrim rezultatin në asamblenë kombëtare me pa sesi votuan deputetët nga Italia.

Kushdo që e ka parë atë votim mund të nxjerrë një konstatim që duke parë marrëdhëniet e kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres Meloni, ose nuk i'u është kërkuar ndihma për Kosovën, ose vërtetë nuk ka ndikim tek kryeministria Meloni.

Ju e patë sesi doli rezultati karshi Kosovës dhe nuk po duket sikur ka një rol aktiv në këtë drejtim.

Aty ku avancohet interesi i shtetit të Kosovës, po mungon dhe besoj që kjo është një çështje që nuk duhet ti kërkojmë Shqipërisë ndihmën, por Shqipëria e ofron vetë” tha Zulfaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat