Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, asociacioni kthehet në kalë troje

Aktuale

Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, asociacioni kthehet në kalë troje

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:25
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur se, Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por kërkon vetëm krijimin e asociacionit në Kosovë.

Sipas saj, nëse ndodh kjo, atëherë asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me republikës Sërbska në Bosnje.

‘Vuçiç dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bëra.

Përndryshe nxjerrja e tij drafi nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Serbska në Bosnje.

Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.

Kaq është kjo puna e asociacionit’, tha Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat