Ministrja Gërvalla: Rruga nga Tirana në Beograd kalon nëpër Prishtinë. Kush se kupton, nuk ka kuptuar gjë

Aktuale

Ministrja Gërvalla: Rruga nga Tirana në Beograd kalon nëpër Prishtinë. Kush se kupton, nuk ka kuptuar gjë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:25
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë nuk pranoi të komentojë veprimet e Edi Ramës, për shkak të pozicionit të saj, por nuk e la edhe pa e thënë një ‘thumb’ për kryeministrin e Shqipërisë.

Sipas Gërvallës, rruga nga Tirana në Beograd kalon gjithmonë nëpër Prishtinë. Kush se kupton, nuk ka kuptuar asgjë.

‘Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë shumë më tepër.

Dua të them një fjali që ua them të gjithë zyrtarëve nga Shqipëria; mos harroni asnjëherë që rruga nga Tirana në Beograd gjithmonë kalon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, por edhe politikisht.

Politikanët të cilët nuk e kuptojnë që rruga Tiranë-Beograd kalon nëpër Prishtinë, nuk kanë kuptuar asgjë nga gjeopolitika dhe interesat e të gjithë shqiptarëve të rajonit tonë’, tha Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat