“Po i rrëshqet toka nën këmbë”, reagon Haradinaj pas takimit mes Kurtit dhe Krasniqit

Aktuale

“Po i rrëshqet toka nën këmbë”, reagon Haradinaj pas takimit mes Kurtit dhe Krasniqit

Nga: A.SH Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:35
Foto nga takimi

Pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se se prapa gjithë kësaj qëndron vet kryeminsitri Kurti, që sipas tij “po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet”.

“Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër - Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”, shkruan Haradinaj.

Reagimi në Facebook:

Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S'ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.

Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër - Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!

Kujtojmë, se ftesë për takim kishin edhe AAK edhe LDK, por që të njejta refuzuan takimin me kryeministrin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat