Ahmetaj për takimin e PDK-së me kryeministrin: Kurti diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bënë

Aktuale

Ahmetaj për takimin e PDK-së me kryeministrin: Kurti diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bënë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:56
Mimoza Ahmetaj

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, tha se kjo parti iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti në takim, pasi sipas saj ai diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bënë.

Ahmetaj tha se PDK e ka shfrytëzuar këtë takim për ta propozuar, siç e quajti ajo “pjatën kryesore”, që është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kurti diçka tjetër thotë dhe diçka tjetër bënë dhe ky ishte një shkas për të cilën PDK shkoi dhe që në fillime ka sqaruar se do të shkojmë për bisedime dhe diskutojmë për zgjedhjet. Ne shkuam me propozimin e pjatës kryesore që ky popull dhe ky vend ka: Zgjedhje. PDK është parti e cila është institucionaliste, i ka kontribuuar vendit që nga koha e luftës dhe duke e parë që qytetari i sotëm dhe vendi është në mjerime dhe para këtij takimi e ka shpallë dhe e ka lansuar edhe datën e gjendjeve si domosdoshmëri e kohës”, tha Ahmetaj.

E pyetur nëse PDK do të bëjë koalicion me LVV-në, ajo tha se tashmë sshtë shumë eshët dhe se PKD nuk bënë koalicione parazgjedhore me asnjë parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat