Dje u shty seanca në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, e radhës mbahet më 24 maj

Aktuale

Dje u shty seanca në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, e radhës mbahet më 24 maj

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:40
Në Gllogjan u patën vrarë tre persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë.

Seanca gjyqësore e cila ishte e paraparë të mbahej dje në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, është shtyrë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Seanca u anulua për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili ka munguar për arsye familjare”, tha ajo.

Zhuti tha se ende nuk ka përgjigje nga ana e gjyqtares së rastit rreth mbajtjes së seancës së radhës.

Kjo ngjarje e ndodhur më 26 nëntor 2021, e pati tronditur Kosovën.

Në Gllogjan u patën vrarë tre persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë.

Ndërkaq, janë bërë të ditura edhe datat e seancave të radhës që pritet të mbahen lidhur me këtë rast.

“Ju njoftojmë se në rastin e vrasjes në fshatin Gllogjan, seancat gjyqësore të radhës janë të caktuara për datat 24.05.2024, në ora 13:15, datat 01, 02 dhe 03.07.2024, në ora 09:30 si dhe me datë 19.07.2024, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat